Pacientë pa limit

Ruani dhe menaxhoni çdo pacient pa kufizime.

Faturim automatik

Gjeneroni fatura shpejt dhe me saktësi totale.

Menaxhim terminesh

Organizoni takimet pa gabime dhe konflikte.

Raportime të detajuara

Merrni informacione të sakta për të rritur fitimet.

Pse duhet ta keni CRM?

Një CRM modern për klinikat dentare është zgjidhja ideale për të organizuar dhe optimizuar të gjitha aspektet e punës suaj. Ai ju mundëson të menaxhoni pacientët, stafin, terminet, faturimin dhe raportet në një vend të vetëm, duke kursyer kohë, reduktuar gabimet dhe përmirësuar shërbimin për pacientët.

Ky CRM ju ndihmon të rritni efikasitetin e klinikës, të përmirësoni përvojën e pacientëve dhe të rrisni reputacionin profesional. Duke përdorur këtë sistem, klinika juaj bëhet më e organizuar, e sigurt dhe konkurruese në treg.

Investoni në CRM-në tonë dhe transformoni menaxhimin e klinikës suaj sot!

Informacione të rëndësishme për CRM-së

Lista e përdoruesve

Lista e përdoruesve është moduli ku menaxhohen të gjithë personat që kanë akses në sistem: mjekë, asistentë, recepsionistë, administratë dhe staf menaxhues. Ky seksion mundëson kontroll të plotë mbi strukturën e klinikës duke caktuar role, të drejta dhe kufizime për secilin përdorues.

Moduli përfshin:
• Shfaqjen e përdoruesve aktivë dhe joaktivë, me foto, emër, rol dhe status.
• Kërkim të shpejtë (live search) për gjetje të menjëhershme.
• Editimin e të dhënave si emri, emaili, telefoni, roli dhe privilegjet.
• Aktivizim/çaktivizim të llogarisë pa e fshirë.
• Siguri të avancuar me verifikim rolesh dhe kufizim aksesesh.

Diagrama e pacientit

Diagrama e pacientit është moduli ku dokumentohen dhe menaxhohen të gjitha trajtimet dhe vizitat e pacientëve. Ajo ofron një pamje të plotë të historikut mjekësor, skanimeve dhe procedurave të kryera.

Karakteristikat kryesore:
• Pamje vizuale e plotë e dhëmbëve dhe trajtimeve.
• Historik i detajuar i vizitave, diagnozave dhe procedurave.
• Ruajtje skanimeve, rontgjeve dhe imazheve dentare.
• Mundësi shtimi, modifikimi dhe printimi i shënimeve për çdo pacient.
• Integrim me kalendarin dhe faturimin për planifikim më të mirë të trajtimeve.

Kalendari - Termini i pacientëve

Moduli i kalendarit lejon organizimin dhe menaxhimin e të gjitha termineve të pacientëve në klinikë. Ai siguron një pamje të qartë të axhendës së mjekëve dhe stafit, duke optimizuar kohën dhe resurset.

Karakteristikat kryesore:
• Shikim i detajuar i të gjitha termineve të rezervuara.
• Planifikim i vizitave dhe kujtime automatik për pacientët.
• Integrim me profilin e pacientëve dhe historikun e trajtimeve.
• Modifikim i shpejtë i termineve dhe rifutje e terminëve të lirë.
• Komunikim direkt me pacientët përmes SMS & Email për konfirmime dhe njoftime.

Faturimi & Raportet

Moduli i faturimit dhe raporteve ju mundëson të gjeneroni fatura dhe të menaxhoni financat e klinikës në mënyrë efikase. Ai ofron një pasqyrë të qartë të të ardhurave, shpenzimeve dhe statistikave mujore.

Karakteristikat kryesore:
• Gjenerim i faturave në sekonda për çdo pacient ose shërbim.
• Klasifikim i faturave sipas periudhave dhe përdoruesve.
• Shikim i statistikave financiare dhe balancave mujore.
• Raporte të detajuara për kontroll të plotë mbi financat e klinikës.
• Eksportim i raporteve në PDF ose Excel për arkivim ose auditim.

Team Chat – Diskutime me stafin

Moduli i Team Chat ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për komunikim brenda stafit të klinikës. Ai mbështet diskutime të shpejta, ndarjen e informacionit dhe koordinimin e aktiviteteve ditore.

Karakteristikat kryesore:
• Chat në kohë reale për komunikim të menjëhershëm.
• Mbështetje për mesazhe zanore dhe tekstuale.
• Mundësi për biseda grupore ose private sipas departamenteve.
• Ruajtje e sigurt e historikut të bisedave për referencë.
• Njoftime dhe alarme për ngjarje të rëndësishme.

Pse ndryshojnë çmimet e planet për klinikën Tuaj?

Çmimet tona janë të ndërtuara për t'ju ofruar fleksibilitet dhe vlerë maksimale, sipas madhësisë dhe nevojave të klinikës suaj. Secili plan është dizajnuar me kujdes për t'ju dhënë funksionalitetet që ju nevojiten, pa paguar më shumë se sa duhet.

Plan STANDART – Për klinikat e vogla, ku 7 përdorues mund të menaxhojnë pacientët, takimet dhe faturat e përditshme pa kufizime. Setup-i njëhershëm garanton konfigurimin profesional të sistemit dhe mbështetje fillestare, të gjitha modulet përfshihen vetëm s'keni nevojë të paguani më shumë nëse jeni klinikë e vogël.

Plan PROFESIONAL – Për klinikat që rriten dhe kërkojnë më shumë përdorues dhe mundësi, ky plan ofron 17 përdorues dhe të gjitha funksionalitetet e STANDART plus mbështetje të zgjeruar, SMS, Chat/Voice. Çmimi reflekton vlerën shtesë dhe kapacitetin më të madh. E mjaftueshme për një klinikë me 4 paltrone.

Plan ENTERPRISE – Për klinikat më të mëdha dhe me kërkesa të avancuara, 47 përdorues dhe të gjitha shërbimet janë të përfshira, duke përfshirë mirëmbajtjen premium dhe mbështetje të plotë. Çmimi pasqyron kapacitetin maksimal, kompleksitetin e konfigurimit dhe mbështetjen ekskluzive që ofrohet. Kjo rekomandohet për klinika me shumë staf dhe shumë paltrone.

A keni besim se po menaxhoni klinikën tuaj me maksimum efikasitet?
Mos prisni – bëni hapin tani dhe provoni ndryshimin që vetëm një CRM profesionist mund të sjellë.
Zgjidh planin që i përshtatet suksesit të klinikës suaj dhe merrni vlerën maksimale për investimin tuaj!

Cmimet per User

STANDAR
9.9€

Cmimi per User

PROFESIONAL
7.7€

Cmimi per User

ENTERPRISE
5.5€

Cmimi per User

Setup është 800 euro – kjo është një pagesë njëherëshe që nuk përsëritet më.
Kjo shumë mbulon të gjithë procesin fillestar të instalimit të CRM-së në subdomain-in tuaj, përgatitjen e backup-eve, konfigurimin e serverit dhe vendosjen e të gjitha moduleve që e bëjnë sistemin të funksionojë në mënyrë të sigurt dhe pa probleme.
Pasi ky proces kryhet një herë, ju nuk do ta keni më këtë kosto në të ardhmen.

Zgjidh Planin për Klinikën Tënde

Zgjidh Planin për Klinikën Tënde – paketat krijohen që çdo klinikë të paguajë vetëm për atë që i duhet realisht. Çdo plan është i ndërtuar sipas madhësisë, stafit dhe nevojave operative të klinikave, që të mos shpenzohet më tepër se sa kërkon puna e përditshme. Në këtë mënyrë ju merrni funksionet e duhura, koston e kontrolluar dhe performancën maksimale për nivelin e klinikës suaj.

STANDART

70 € /muaj
Setup: 800 €
  • 7 përdorues
  • Termini pacientëve
  • Lista pacientësh pa limit
  • Kartela elektronike
  • Profile me të drejta
  • Fatura pa limit
  • Shërbime pa limit
  • SMS & Email
  • Chat + Voice
  • Diagrama dentare
  • Mirëmbajtje
MË POPULLORE

PROFESIONAL

130 € /muaj
Setup: 1.500 €
  • 17 përdorues
  • Termini pacientëve
  • Lista pacientësh pa limit
  • Kartela elektronike
  • Profile me të drejta
  • Fatura pa limit
  • Shërbime pa limit
  • SMS & Email
  • Chat + Voice
  • Diagrama dentare
  • Mirëmbajtje

ENTERPRISE

260 € /muaj
Setup: 2.500 €
  • 47 përdorues
  • Termini pacientëve
  • Lista pacientësh pa limit
  • Kartela elektronike
  • Profile me të drejta
  • Fatura pa limit
  • Shërbime pa limit
  • SMS & Email
  • Chat + Voice
  • Diagrama dentare
  • Mirëmbajtje

CRM Modern për Klinikën Dentare

Sistemi ynë CRM është zgjidhja më e avancuar për menaxhimin e klinikës dentare. Ai ju mundëson të menaxhoni pacientët, stafit, terminet, faturimin dhe raportet në mënyrë të centralizuar dhe të sigurt. Me një ndërfaqe të thjeshtë, intuitive dhe moderne, çdo mjek, asistent apo recepsionist mund të punojë lehtësisht pa humbur kohë, duke përmirësuar efektivitetin e klinikës suaj.

Kjo CRM kursen kohë, redukton gabimet administrative, dhe ofron një eksperiencë të përmirësuar për pacientët, duke rritur besueshmërinë dhe reputacionin e klinikës suaj.

Zgjidh CRM-në tonë sot dhe transformo menaxhimin e klinikës suaj!

Siguria e të dhënave Tuaja në CRM

Tek Dental CRM, të dhënat e klinikës suaj janë të sigurta 24/7. Ne e dimë që një pronar klinike kërkon kontroll të plotë, transparencë dhe mbrojtje absolute për informacionin e pacientëve, faturat dhe terminat.

Sistemi ynë kombinon serverë globalë, mbrojtje nga Cloudflare, backup automatik çdo ditë dhe raporte të përditshme me email, që ju japin qetësi dhe besim se të dhënat janë gjithmonë të mbrojtura dhe të përditësuara.

Me Dental CRM, ju fokusoheni te ajo që ka rëndësi: kujdesi për pacientët dhe rritja e klinikës, duke ditur se çdo informacion është në duar të sigurta.

Serverë Globalë

Data ruhet në serverë InterServer të vendosur në 3 kontinente për qasje të pandërprerë.

Cloud Mbrojtje

Cloudflare siguron mbrojtje kundër sulmeve DDoS dhe qasje të paautorizuar.

Backup Automatik

Backup çdo ditë për të garantuar rikuperim të plotë të të dhënave në çdo rast.

Raporte Ditore

Çdo ditë merrni raporte në email për aktivitetet e klinikës dhe ndryshimet në sistem.

Me Dental CRM, të dhënat tuaja janë të sigurta 24/7, të përditësuara dhe të mbrojtura.
Një garanci që ju jep qetësi, kontroll dhe sukses të qëndrueshëm për klinikën tuaj.

ALBASP Tech

Programues i Dental CRM
Sistemi DentalCRM është programuar nga ALBASP Tech, zhvillues me mbi 25 vjet përvojë në programim, menaxhim databazash dhe Microsoft ASP. Të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurt në Cloud Server-e të InterServer dhe CloudFlare DNS Sigurimi , duke garantuar mbrojtje maksimale dhe privatësi të plotë.

ALBASP Tech
AlbAsp Tech Zyra Kryesore në Tiranë – Galeria 17 Nëntori, Kati II, Zyra 21 – AlbaspTech Albania